Klubi i basketbollit "Elita", mes vështirësive dhe vullneti të rinisë
Shkolla e parë e basketbollit në Bujanoc është hapur në vitin i 2003, e cila punën e filloi si shkollë kurse tani ka statusin e klubit të basketbollit me emrin "Elita" në të cilën ushtrojnë dhe luajnë të rinjtë meshkuj dhe femra.Trajneri i këtij klubi, Albion Selimi për portalin Titulli.com thotë se kaa gjithsej 50 basketbollist të cilët trajnohen në klubin e tij 23 vajza dhe 27 djem që nga mosha 6 e deri në 16 vjeçare”.
” Kohëve të fundit kam vërejtur një interesim më të madh nga gjinia femërore dhe se ndjehem i lumtur që nga klubet e pakta sportive në Bujanoc që i jepet hapësirë femrave është klubi Elita”, theksoi Selimi.
Ai shprehet i kënaqur se këtë ka marrë ftesa për prova të tri vajzave në kombëtaren e Kosovës, fjala është për Hamide Halili, Dafina Ebibi dhe Elma Jahiu të cilat janë lojtare shumë të mira dhe të disiplinuara.
Klubi financohet nga buxheti i komunës së Bujanocit, ndihmesat e disa prindërve, biznese të caktuara lokale ndërsa ushtrimet i zhvillojnë në sallën e sportit të shkollës së mesme me pëlqim të drejtorit të shkollës dhe qendrën sportive të Bujanocit, shkruan Titulli.com.
“Kalojmë nëpër vështirësi mjaft të mëdha financiare, në vitin 2016 nuk kemi mundur të marrim pjesë as nëpër kampionate e gara në mungesë të financave përkundër vullnetit të madh të fëmijëve”, shprehet Selimi.
Klubi i basketbollit ka nevojë për përkrahje financiare më të madhe për të siguruar veshjet e lojtarëve si dhe pjesëmarrjen në kampionate të ndryshme në të kundërtën rrezikohet ekzistencën e tij si i vetmi klub i basketbollit shqiptar në Bujanoc./Titulli.com/